Lajme
Bora Zemani feston ditëlindjen, Donaldi e uron me mesazh të veçantë: “Për ty botën..”

Një ndër çiftet më të komentuara në media rozë në vend janë padyshim Bora Zemani dhe Donald Veshaj.
Historia e tyre e dashurisë bëri bujë me pjesëmarrjen e aktorit në edicionin e parë të Big Brother VIP Albania.
Foto: Bora Zemani/Instagram
Dhe, sot (e hënë) që është një ditë e veçantë për moderatoren, e cila po feston ditëlindjen e 31-të nuk ka munguar një urim nga partnerit i saj.
Donaldi ka postuar një imazh të Borës në InstaStory duke ia bashkangjitur edhe një mesazh dashurie.
Foto: Donald Veshaj/Instagram
“Për ty botën. Gëzuar ditëlindjen shpirt”, ka shkruar Donaldi në urimin e tij.
Ndryshe, kujtojmë që të dy gjatë vitit që lamë pas kanë qenë të angazhuar me emisionet e tyre përkatëse.
Ndërsa së fundmi çifti kanë udhëtuar bashkë me miqtë e tyre për pushime dimërore, ndonëse nuk e kanë zbuluar lokacionin./Telegrafi
Foto: Bora Zemani/Instagram
