fbpx
HomeKuriozitete

Blogeri i njohur amerikan David Portnoy provon picën në lokalin e shqiptarit Sadat në Florida, u tregon miliona ndjekësve për Kosovën!

Blogeri i famshëm amerikan, David Portnoy, i cili ndiqet nga mbi katër milionë ndjekës në Instagram dhe 1.8 milion sosh në Facebook, është i njohur për videot e tij anë e kënd globit.

Së fundmi, në një nga bloget e tij të radhës, ai ka vizituar një piceri që menaxhohet nga një shqiptar në Florida i quajtur Sedat.

Me t’u prezantuar, pronari i lokalit i tregon Davidit për origjinën e tij shqiptare, përkatësisht prejardhjen nga Kosova.

Foto: David Portnoy/Instagram

“Unë nuk e di nëse ju djema keni bërë pica në Kosovë?”, pyet blogeri Portnoy, së cilës shqiptari i është përgjigjur me: “Po, kam përgatitur pica sa kam qenë në Kosovë”.

Ata vazhdojnë të diskutojnë rreth Kosovës, ku picameni i shpjegon blegërit se Kosova është një shtet i vogël me kombësi shqiptare.

Foto: David Portnoy/Instagram

Pasi provon picën, David e vlerëson me një notë të mirë 7.4, duke u treguar kështu miliona ndjekësve të tij në Instagram për përvojën e të shijuarit të picës shqiptare.

Në fund të videos, shqiptari me emrin Sedat, pronar i picerisë në Florida shihet duke bërë shqiponjën me duar, për të përshëndetur të gjithë ndjekësit shqiptarë./Telegrafi

COMMENTS

x