“Black Tuesday” e ekipeve shqiptare! Pësojnë Shqipëria e Kosova në fushë të vet

HomeLajme

“Black Tuesday” e ekipeve shqiptare! Pësojnë Shqipëria e Kosova në fushë të vet

Për kombëtaret e Kosovës dhe Shwipërisë kjo e martë ishte “E Marta e Zezë”, ngase pësuan disfata si vendas në kualifikimet për botëror 2022.

Kombëtarja e Shqipërisë u mposht në ndeshjen vendimtare për kualifikimet, për “Katar 2022”.

Kuqezinjtë pësuan disfatë nga Polonia me rezultat minimal 0-1, në Tiranë.

Ndeshje përafërsisht e barabartë, me pjesën e parë më të mirë për vendasit, kurse e dyta për mysafirët.

Pikërisht në periudhën e dytë, mysafirët zhbllokuan rezultatin me anë të Swiderskit.

Gjatë festimit të golit me bashkëlojtarët, lojtarët nikoqir u gjuajtën me shishe dhe gjyqtari e ndërpreu takimin për 15 minuta, duke e rinisur prapë ballafaqimin.

Me këtë fitore polakët ia rrëmbejnë pozitën e dytë Shqipërisë, duke arkëtuar 17 pikë, kurse vendasit me 15 pikë në pozitën e tretë janë.

Edhe për kombëtarën Kosovare kjo e martë ishte E marta e zezë”, ngase u mposhtë si vendas nga një ekip jo favorit dhe i novelit të ultë siç është Gjeorgjia.

Dardanët u mposhtën në Prishtinë me rezultat 1-2.

Okriashvili kaloi mysafirët në epërsi pas një gabimi trashanik të portierit tonë, Aro Muric.

Vedat Muriqi barazoi nga pika e bardhë, në fund të pjesës së parë.

Në minutën e 82-të Chabradze realizoi golin e fitores për Gjeorgjinë.

Me këtë fitore mysafirët ngritën mbi Kosovën me katër pikë në vendin e katërt, kurse Kosova me katër pikë mban pozitën e fundit.

COMMENTS