fbpx

Biznesmeni shqiptar, Fatmir Ara është lidhur e torturuar para se të ekzekutohej

HomeLajmeShqiperi

Biznesmeni shqiptar, Fatmir Ara është lidhur e torturuar para se të ekzekutohej

Biznesmeni shqiptar Fatmir Ara u gjet i vrarë në Torino të Italisë, ditën e djeshme, pasi u denoncua nga familjarët që prej datës 2 gusht se ishte zhdukur.

Shqiptari, i cili prej vitesh jetonte në Mathi të Torinos, dyshohet të jetë vrarë nga 3-4 persona. Të paktën këto janë të dhënat e para që dalin nga hetimet e karabinierëve në Venaria dhe mjekëve ligjore.

Viktima është torturuar, lidhur në një pemë. Është rrahur, plagosur disa herë me thikë e më pas është masakruar më goditje armë zjarri që për hetimet e para janë më shumë se një, e ndoshta me pistoletë e pushkë.

Megjithatë një përgjigje më të saktë autoritetet italiane pritet që të kenë gjatë kësaj të marte, kur del edhe rezultati i autopsisë.

Mediat italiane raportojnë se sipas hetuesve, viktima i njihte autorët dhe mund të jetë futur në grackë, pak minuta pasi kishte dalë nga shtëpia. Ai ishte nisur për në punë mëngjesin e së premtes, në orën 07:30 e më pas u zhduk, pa bërë qoftë edhe një telefonatë me bashkëshorten e re me të cilën kishte 2 fëmijë.

Ai ka takuar ekzekutorët, në rrugën e asfaltuar që të çonte në zonën Ronchi-Ceretti ku dhe u gjet i ekzekutuar në fushën aty pranë e cila është e mbuluar nga shkurre që bëhen të vështira për t’u monitoruar.
Policia italiane ka mbledhur pamjet e kamerave të sigurisë së shtëpive që ndodhen pranë zonës së vrasjes për të gjetur elementë që do ndihmojnë në zbardhjen e autorëve.

Në vitin 2018,43-vjeçari është arrestuar dhe i dënuar me tri vite burg. Në atë kohë, ndaj shqiptarit ishin bërë disa denoncime nga bashkëshortja e tij për dhunë, po ashtu dyshohej se mbante armë pa leje.

Ndër të tjera, gruaja e tij më pas e ka akuzuar se është përfshirë në punë të paligjshme. Ara kërkoi ndihmën e shokut të tij që ishte karabinier, por në të njëjtën kohë ata ishin edhe fqinjë.

Sipërmarrës i vogël ndërtimi i firmës “Nuova Edile”, Fatmir Ara kishte precedent penalë edhe për trafik droge, i akuzuar në të shkuarën si kapo i një bande trafikantësh që fitonin mbi 700 mijë euro në vit, por që prej një viti e kishte shlyer dënimin me drejtësinë italiane.

x