fbpx

Biznesmeni që po mbrohet nga koronavirusi me maskë floriri që kushton 4 mijë dollarë

HomeKuriozitete

Biznesmeni që po mbrohet nga koronavirusi me maskë floriri që kushton 4 mijë dollarë

Koronavirusi po ndryshon edhe përditshmërinë e njerëzve kudo nëpër botë. Një nga ndryshimet që ka sjellë është përdorimi i maskave në ambiente të mbyllura.

Rritja e kërkesës për maska ka bërë që të rritet edhe oferta, por ka njerëz që kërkojnë të veçohen nga të tjerët. Shankar Kurhade, një biznesmen indian, përdor një maskë me flori, për të cilën pagoi 4000 dollarë.

“Njerëzit më kërkojnë fotografi, habiten kur më shohin me një maskë ari nëpër supermarkete”, tha biznesmeni për AFP.

Ai thekson se nuk e ka blerë këtë maskë për t’i bërë reklamë vetes, por për t’u mbrojtur, pavarësisht se e pranon se nuk është i sigurt se kjo maskë mund ta mbrojë nga koronavirusi.

India është vendi i tretë me më shumë të prekur nga Covid-19, me më shumë se 690 000 raste. Vetëm SHBA dhe Brazili kanë më shumë raste sesa India./Gazeta Sinjali/

COMMENTS

x