fbpx

Bislimi sheh një momentum të ri për liberalizimin e vizave për Kosovën

HomeLajmeKosovë

Bislimi sheh një momentum të ri për liberalizimin e vizave për Kosovën

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi sheh më shumë shpresë për liberalizimin e vizave për Kosovën pas vendimit të Maqedonisë së Veriut për ta miratuar propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, raporton Gazeta Express.

Bislimi pas raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane, tha se “tash krijohet një momentum i ri në procesin e integrimeve”.

“E dini që për disa vite procesi ka ngecur në tërësi për shkak të mungesës së gatishmërisë së Bullgarisë që t’ia hapë rrugën Maqedonisë së Veriut. Me vendimin e djeshëm në Kuvendin e Mqedonisë së Veriut është krijuar një momentum i ri. Shpresoj që Bashkimi Europian të jetë në gjendje që të reflektojë në plotëni me këtë vendim”, tha ai.

“Unë mendoj që përfitojmë shumë edhe te procesi i liberalizimit të vizave, por edhe te fakti që pas kësaj krijohet një momentum i ri edhe për dërgimin e aplikimit tonë për anëtarësim”, shtoi Bislimi.

Ai nuk pranoi ta përmend ndonjë datë të mundshme për liberalizimin e vizave.

“Nuk di pse bëhet kjo pyetje për datat. Qytetarëve nuk iu intereson që të dal unë të spekuloj. Nëse BE-ja del e thotë që më datë 18 gusht ju i merrni vizat, unë dal dhe them më 18 gusht”, tha Bislimi.

COMMENTS

x