fbpx

Biserko thotë se Serbia nuk është e gatshme të ballafaqohet me krimet e veta

HomeLajmeRajoni

Biserko thotë se Serbia nuk është e gatshme të ballafaqohet me krimet e veta

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, tha se si çdo gjë që po ndodhë në Serbi, edhe zgjedhja e Bozhidar Delliqit si nënkryetar i Kuvendit të Serbisë, është në linjë të njëjtë me Partinë Përparimtare të Serbisë (që drejtohet nga Aleksandër Vuçiq v.j).

Biserko tha se zgjedhja e Deliqit si nënkryetar i Serbisë, tregon se Serbia nuk është e gatshme të ballafaqohet me përgjegjësitë, për luftërat e krimet që kanë ndodhur në territoret e ish- Jugosllavisë, në këtë rast në Kosovë.

Ajo tha se ky është një lloj injorimi e të gjitha atyre që kanë ndodhur. Biserko tha se Serbia përqendrohet vetëm tek viktimat e veta, por asnjëherë nuk përdorë arsyen përse ka ndodhur ato viktima.

“Deliq ka qenë komandat i Brigadës 549 dhe dy bashkëpunëtor të tij janë dënuar me dënime të vogla, por rreth 100 persona kanë marrë pjesë në këto krime që janë kryer në Prizren, Rahovec Gjakovë”, tha Biserko në RTK.

“Pra në ato lokacione kanë ndodhur krimet më të mëdha ku janë vrarë mbi 2.174 civilë”, tha Biserko. “Prej tyre mbi 450 janë gjetur në varreza masive në Serbi”. Biserko tha se këto janë krime që nuk i përmenden publikut serb.

x