fbpx
HomeLajmeBota

Bill Gates-in pandemia e bënë humanist të madh, dhuron 150 milion që vaksina të arrij edhe tek të varfërit

Pronari i Microsoft Bill Gates bëri me dije se me fondacionin e tij ka menduar të dhuroj 150 milionë dollarë për të mundësuar shpërndarjen e vaksinës kundër covid 19, (kur të jetë ajo gati), edhe për shtresat më të varfra të popullsisë.

Në veçanti fondacioni Gates do të paguajë institutin “Serum”, që njihet si prodhuesi më i madh i vaksinave në botë, që të përgatisë 100 milionë doza me një kosto prej 3 dollarësh.

I angazhuar që nga fillimi i shfaqjes së pandemisë së koronavirusit në kërkimin të vaksinës, Gates e prezantoi qëllimin e tij përgjatë një interviste në “Bloomberg” duke nënvizuar se pandemia mund të jetë shkatërruese për shumë vende të varfra që nuk kanë qasje te kurat apo vaksina, kur të jenë gati.

COMMENTS

x