Bill Clinton: Kosova është “shtëpia ime, u dhash dorën fëmijëve shqiptar kur e gjithë bota heshti”

HomeKosovë

Bill Clinton: Kosova është “shtëpia ime, u dhash dorën fëmijëve shqiptar kur e gjithë bota heshti”

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton në 20 vjetorin e hyrjes së NAT0S-s në Kosovë ka ngritur të gjithë të pranishmit në këmbë kur ai tha se Kosova është krenaria e tij dhe se e do shumë këtë vend.

Në fjalën e tij Clinton kishte thënë se ‘është i lumtur që bashkë me Albright, Clarkun dhe të tjerët e ndalën spastrimin etnik në Kosovë’.

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara Bill Klinton mori Urdhrin e Lirisë të Kosovës nga ish-presidenti Hashim Thaçi pasi mbërriti në Prishtinë për të përkujtuar 20-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

“Unë do të jem gjithmonë krenar për faktin se isha presidenti i Shteteve të Bashkuara kur ju kishit nevojë që dikush të ngrihej dhe të thoshte mjaft më me spastrim etnik, mjaft më me njerëz që largohen nga shtëpitë e tyre, mjaft më me vrasje civilësh të pafajshëm, duhet të ketë një mënyrë tjetër,” u përgjigj Klinton.

Më poshtë e gjeni fjalimin e plotë të Presidentit Klinton:

COMMENTS