fbpx

Bilek: Çekia e ka prioritet heqjen e vizave për kosovarët gjatë pjesës së dytë të vitit

HomeLajmeKosovë

Bilek: Çekia e ka prioritet heqjen e vizave për kosovarët gjatë pjesës së dytë të vitit

Ambasadori çek në Kosovë, Pavel Bilek, thotë se shteti i tij e ka prioritet liberalizimin e vizave për Kosovën gjatë udhëheqjes me presidencën e Këshillitë të BE-së.

Bilek ka thënë se heqja e regjimit të vizave për kosovarët është në agjendën kryesore të presidencës çeke.

“Ne vërtetë shpresojmë për përparim të mëtejmë të këtij procesi. Liberalizimi i vizave për Kosovën është në agjendën kryesore të Presidencës Çeke dhe jemi të gatshëm që të nisim debat në të gjitha organizmat punues të Këshillit të BE-së. Megjithatë, dua që të ju rikujtoj, se vendimi për këtë është në dorën e vendeve anëtare. Por ende e shoh një rol të rëndësishëm për liderët e Kosovës. Ata duhet të vazhdojnë të bisedojnë me vendet anëtare në lidhje me dyshimet e tyre dhe të sjellin argumente konkrete në mënyrë që t’i bindin ata”, ka thënë ai për Telegrafin.

Diplomati nga Çekia ka treguar edhe hapat që mund të ndihmojë ky shtet në integrimin e Kosovës në mekanizmat e Bashkimit Evropian.

Ai ka thënë se kryesimi i BE-së nga shteti i tij po vjen në kohë problematike kur po ndodh agresioni i Rusisë ndaj shtetit të Ukrainës.

Bilek ka thënë se Kosova po ashtu edhe Serbia duhet që të bëjnë më shumë për përparimin e mëtejmë të dialogut dhe se suksesi i dialogut do të jetë vendimtar për rrugën evropiane të të dyjave vendeve.

COMMENTS

x