fbpx

‘Bild’: Leipzig nuk paguan kartonin e Rashicës, Lala në Itali për të arritur marrëveshje me Milan

HomeSportSporti vendor

‘Bild’: Leipzig nuk paguan kartonin e Rashicës, Lala në Itali për të arritur marrëveshje me Milan

Milot Rashica mund të përfundojë te skuadra e Milan.

Ylli i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica pritet të arrijë marrëveshje me skuadrën e madhe, Milan.

Sipas raportimeve të prestigjiozes gjermane, ‘Bild’, Altin Lala, agjenti i Rashicës po qëndron në Milano, transmeton lajmi.net.

RB Leipzig nuk janë shprehur të gatshëm për të paguar 25 milionë eurot e kërkuara nga Bremen.

Kështu, Lala ka udhëtuar drejt Italisë për të mbyllur një marrëveshje me Milan.

Milan është përmendur edhe më parë si opsion për Rashicën, por ky opsion kishte filluar të heshtej nga mediet.

Mbetet të shihet nëse së shpejti do të ketë ndonjë zyrtarizim për Rashicën.

COMMENTS

x