“Big Brother VIP” aty s’ka VIP-a, njerëz të dështuar, degjenerim për shoqërinë!

1 minute, 48 seconds Read

Televizionet tona çdo ditë e më shumë shtojnë dozën e prodhimit të emisioneve komerciale, bajate shpesh edhe në degjenerim sa për të zgjuar kërshërinë e shikuesve nga të cilët fitojnë shikueshmëri, rrjedhimisht edhe të ardhura.

Ndër emisionet banale, degjenerim dhe totalisht pa asnjë vlerë është “Big Brother VIP” në Kosovë dhe Shqipëri. Nuk e di a e kanë të qartë se çfarë nënkupton fjala VIP ( very important person), ata njerëz që janë futur aty brenda s’kanë të bëjnë asgjë me termin në fjalë.

Një përson VIP nuk mund të ketë minimumin kohë për t’u futur brenda për 100 ditë, ose edhe më pak, ata që vërtet janë VIP-a nuk u del dita 24 orë me angazhimet. Të tillët jetën e kanë me agjendë, angazhimet e tyre janë aq të mëdha dhe të vlefshëm sa edhe sekondat janë të rëndësishëm e lërë më ditët e javët apo muajt.

Kështu që, ia kanë zbehur vlerën fjalës VIP me emërtime të njerëzve që as lagjja e vet nuk i njeh. Emisione tallava me njerëz të varfër intelektualisht dhe mediokër ndiqen nga një masë e madhe e njerëzve me arsim të ulët.

Sipas statistikave një masë e konsiderueshme e popullsisë në Kosovë janë analfabetë funksional. Masa e tillë i ndjek ” të paprekshmit” me emocione të larta. Shoqëria, të rinjtë marrin mesazhe të shëmtuar për të arritur majën e “jetës” pa asnjë sukses të vetëm.

Mjafton të jesh e bukur, ose të jesh djali i një aktori apo regjisori për t’u konsideruar VIP, me masën e analfabetëve funksional që krijojnë VIP pa asnjë vlerë të vetme.

Kjo shoqëri krijon vëmendjen e ka tek banaliteti, tek muhabetet e kafeneve, tek zhveshja si mënyrë e hapjes së rrugëve për të qenë e ftuar nga televizionet, kjo anti vlerë po determinon shoqërinë shqiptare. Shoqëri e vdekur kulturalisht, qytetarisht është në rrugën e asimilimit të saj.

Nga: Faton RAMADANI

Publikime te ngjashme