Connect with us

Lajme

Bie posht gjithë historia e Greqisë! Akademikja Greke thotë se në Greqi më heret shumica ishin shqiptarë…

Publikuar

me

Një video e akademikes greke Helene Glykatzi Ahrweiler është bërë virale në rrjetet sociale.

Videoja është për hapur gjerësisht për shkak se Glykatzi-Ahrweiler shprehet se në vitin 1831 në Athinë ekzistonin vetëm 8000 shtëpi shumica prej tyre ishin shqiptare.

Kjo deklaratë e saj hapi jo pak debate në rrjete sociale duke zgjuar kështu edhe reagime të shumta nga qytetarët grek në faqet e ndryshme në internet ku kjo video është publikuar.

Greqia nuk ekzistonte kështu që për të ngushëlluar veten çfarë bënë ata? Pikërisht 8000 shtëpi në Athinë në vitin 1831 gjys ma e tyre pa çati. Dhe shumica prej tyre u përkisnin shqiptarëve. Fjalori i parë shqip–greqisht u krijua nga Botsaris. Botsaris krijoi fjalorin e parë shqip–greqisht sepse të gjithë ushtarët e tij ishin shqiptarë është shprehur akademikja.

Helene Glykatzi është sot 94 vjeçe. Akademikja greke që ia ka kushtuar një pjesë të jetës studimeve mbi Bizantin ka qenë gruaja e parë që ka drejtuar Universitetin e Sorbonës. Gjithashtu ajo ka qenë edhe drejtuese në Universitetin e Europës dhe presidente e Bordit në Qendrën Kulturore.

Reklama