fbpx

Biden telefon kombëtaren e SHBA në Katar, me humor flet me trajnerin: ‘Trajner, më fut në lojë’

HomeLajme

Biden telefon kombëtaren e SHBA në Katar, me humor flet me trajnerin: ‘Trajner, më fut në lojë’

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka telefonuar lojtarët dhe trajnerin e kombëtares amerikane, për t’iu uruar fat në kampionatin botëror “Katar 2022”.

Në videon e shpërndarë nga Shtëpia e Bardhë në rrjetet sociale, shikohet presidenti Biden, duke biseduar me trajnerin Berhalter, i cili e ka hapur me zë telefonatën që ta dëgjonte i gjithë ekipi.

Nuk munguan as batutat e numrit 1 të SHBA-së, teksa i tha trajnerit që ta fuste në lojë, pasi ndihej gati.

“Trajner më fut në lojë, jam gati të luaj. Ju djem, unë e di që nuk jeni favoritë, por do t’ju them se keni disa nga lojtarët më të mirë në botë në ekipin tuaj dhe po përfaqësoni këtë vend dhe unë e di që do të luani me zemër, kështu që le të shkojmë t’i tronditim të gjithë. Vazhdoni t’i besoni njëri-tjetrit, luani sa më fort që të mundeni dhe për ju dhe familjet tuaja, bashkëlojtarët dhe i gjithë vendi është duke ju mbështetur juve’, ka thënë ndër të tjera Biden.

SHBA zhvilloi ndeshjen e parë mbrëmjen e së hënës, ku nuk arriti më shumë se një barazim me rezultatin 1-1 kundër Uellsit.