Joe Biden ka vlerësuar mbështetjen e Irlandës për Ukrainën teksa iu drejtua parlamentit irlandez këtë mbrëmje (e enjte).
Presidenti amerikan tha se Irlanda e Veriut e kishte ndihmuar me 170 milionë euro shtetin ukrainas, ku “përfshihen pajisje mbrojtëse jetike, pajisje mjekësore, mbështetje humanitare”.
Ajo gjithashtu ishte pjesë e sanksioneve dhe kontrolleve të eksporteve ruse si dhe mirëpriti 80000 refugjatë, raporton skynews.
Biden sulmoi gjithashtu presidentin Vladimir Putin, duke thënë se ai “mendonte se bota do të shikonte nga ana tjetër” kur të niste pushtimin e tij.
“Ai kishte besim se do të thyente NATO-n dhe Bashkimin Evropian, se uniteti i kombeve perëndimore do të thyhej dhe do të binte në momentin e testimit – kjo është ajo që ai mendoi”, deklaroi i pari i shtetit amerikan.
“Por ai e kishte gabim. Ai kishte gabuar në çdo pikë dhe në çdo front”, tha ndër të tjerash Biden, i cili do të qëndrojë disa ditë në Irlandën e Veriut si dhe Republikën e Irlandës.
Ndryshe, 80-vjeçari gjithmonë ka pohuar se është krenar me prejardhjen irlandeze./Telegrafi