Besohet se këto janë motivet që çuan Kastriot Myftarajn në vetëvrasje

HomeShqiperi

Besohet se këto janë motivet që çuan Kastriot Myftarajn në vetëvrasje

Mesditën e sotme gazetari Kastriot Myftaraj është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte në lagjen “Ali Demi” në Tiranë.

Policia bën me dije se Muftaraj ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Myftaraj ishte diagnostikuar me kancer para një jave dhe ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike.

Në momentin që kreu aktin e rëndë në banesën e tij ka qenë edhe e ëma, 90-vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

COMMENTS

x