Connect with us

Kosovë

Besnik Tahiri-Albin Kurtit: Kryeministër qetësohu e mos e tensiono Kuvendin

Published

on

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili në seancën e sotme të Kuvendit ritheksoi qëndrimin e Qeverisë kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusti.

Tahiri i kërkoi kreut të ekzekutivit që të qetësohet, pasi siç tha, po sjell tension dhe nervozizëm në Kuvend për shkak të problemeve që i ka në qeverisjen e vendit.

“Kryeministër, fillimisht qetësohu. Sepse po na e sjell tensionin dhe nervozizmin në Kuvend për shkak të problemeve që i ke në qeverisje. Dhe, e them që ju jeni mjeshtër i manipulimit të opinionit publik me inteligjencën tuaj”, deklaroi Tahiri para deputetëve.tg.

Advertisement
Comments