Presidenti i partisë “Forza Italia” dhe politikani, Silvio Berlusconi ka folur rreth deklaratës për dhuratat që ka marrë nga presidenti rus, Vladimir Putin dhe ka thënë se ishte një shaka.
Ish-presidenti i klubit italian të futbollit, Milan tha se ka marrëdhënieve me Putinin sikurse me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Në këtë situatë konflikti, ne mund të jemi vetëm me Perëndimin në mbrojtjen e të drejtave të një vendi të lirë dhe demokratik si Ukraina”, tha ish-kryeministri italian.
Ai iu referua edhe mundësisë së negociatave për paqe ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës dhe tha se ato janë realiste nëse plotësohen disa kushte, raporton ansa.
“Ndoshta, vetëm nëse Ukraina në një moment do të kuptonte se nuk mund të llogarisë më në armë dhe ndihma, nëse nga ana tjetër, Perëndimi premtoi të sigurojë qindra miliarda dollarë për rindërtimin e qyteteve të shkatërruara nga lufta. Në këtë rast, Zelensky mund të pranojë të ulet në tryezën e bisedimeve”, thekson Berlusconi.
Në rastin e Krimesë, 86-vjeçari sqaroi se ajo pjesë nuk duhet të negociohet, që do të thotë se do të mbetet nën kontrollin rus.
Ai iu referua edhe deklaratës se gjestit të Putinit për dërgimin e një letre “të ëmbël” dhe 20 shishe vodka për ditëlindjen e tij, ai iu përgjigj duke dërguar 20 shishe verë Lambrusco dhe sqaroi se ishte një shaka.
“Mbaj mend që një nga përfaqësuesit më pyeti: “A ke marrë ndonjë dhuratë?” Unë u përgjigja “Po, sigurisht, njëzet shishe vodka”. Megjithatë, të gjithë në sallë e kuptuan që po bëja shaka”, përfundoi Berlusconi./Telegrafi