Connect with us

Shqiperi

Berisha viktimizohet përseri: “Kemi 12 të plagosur dhe 41 të rinj të ndaluar”

Published

on

Sali Berisha në një deklaratë për mediat tha se nga protesta e zhvilluar ditën e sotme janë plagosur 12 persona.

“Protesta madhështore ishte tërësisht paqësore. Kjo protestë kishte për detyrë hapjen e dyerve të blinduara”, tha ai.

“Në fakt protesta dyert i hapi. 12 demostrues janë shoqëruar në spital pasi kanë marrë dëmtime. Janë të ndaluar pa asnjë motiv të rinj të kapur në rrugë 41 protestues. Demokratët sot kanë vetëm një pyetje se kur do të kthehen përsëri. Komisioni i Rithemelimit do i japë përgjigjen atyre në kohën më të shpejte”, shtoi Berisha.

Ndërkaq Basha tha se aktet e sotme ishin “terroriste” dhe se grupi i Berishës është grup kriminal.

Advertisement
Comments