Berisha: Varfëria po rritet, kokrra e grurit po zvoglohet, Peci ka mbetur Pec

HomeLajmeKosovë

Berisha: Varfëria po rritet, kokrra e grurit po zvoglohet, Peci ka mbetur Pec

Opinionistja e njohur, Kimete Berisha, përmes një shkrimi në Facebook ka kritikuar qasjen e Qeverisë karshi disa temave që po përballet Kosova, si; ikja e mjekëve jashtë vendit, varfërinë, Manastirin e Deçanit.

Postimi i plotë :

Edhe ne ishim shku në shpi t’Albinit, me na siguru dikush që ka bazen.

– Tash kafenetë janë mbushur plot;

– Shend e verë, gëzim e hare…

– Varfëria nuk shihet me sy – se e fshehim me buzëqeshje dhe me kamera!

Inati dhe sevdaja na ka mbajt’ gjithmonë.

Varfëria në Kosovë mbahet fshehur nga milionerët – pronarët e TV-ve, që shesin kastraveca, kafe, birra dhe lajme politike.

– Hoxha e ka shpjeguar një herë e përgjithmonë dhe na ka udhëzuar qartë:

nëse mushkonja është e keqe – mbyte lirisht,

nëse mushkonja s’është ‘njeri’ i keq – mos e mbyt.

Ti e merr mushkonjën në pyetje një herë, ia zbulon qëllimet, pastaj vendos për fatin e saj, se ato që ta pinë gjakun krejt janë femra.

– Mjekët po ikin – për një jetë më të mirë.

Ministria e Shëndetësisë vazhdon tregtinë me fatkeqësinë e pacentëve dhe vazhdon ‘me turizmin e sëmundjeve’ – Turqia 2022.

Masakër shtetërore.

– Varfëria po rritet – kokrra e grurit po zvogëlohet.

E Peci ka mbetur Pec.

– Paret e Ringjalljes janë vjedhur!

Covidi i ka fajet.

– Krejt janë varfëruar – Rifati ka mbetur milioner.

– Fondet e qeverisë që i ka tubuar Albin Kurti – mbahen fshehur nga populli që i ka dhuruar.

– Janë shtrenjtuar rrëmojcat!

– Vjosa Osmani me sukeses po i kryen ritualet e Hënës!

– Manastiri i Deçanit i tutet shqiptarit – si Zotit.

Me të drejt tutet – e sheh Manastiri se Serbia e vjedh Novobërdën ditëm drekë,

e qeveria Kurti (habiten, nuk i shohin hajnat, të preokupuar me mishin e restoranit me pamje kah kalaja e Novobërdës),

…qeveria Kurti nuk e ndjek hajnin serb, por e lut të vetëdijësohet, ta kthej artifaktin e vjedhur ‘molim te’!

– I ikuri nga Presheva, Liburn Aliu, nuk e kupton se Deçani (bashkë me Manastirin) është i Kosovës.

…qeveria Kurti dhe Presidentja e shohin Manastirin si pronë të Serbisë!

Gabojnë.

E Manastiri i Deçanit ka frikë mos po e vjedh Serbia – po e ndan nga Kosova…

– Nafta është liruar 1 cent.

Në Kosovë nuk bëhet hesap centshi

(bukë s’ka m’u ngi shqipja ama centshin s’ta bëjnë hesap)…

– nuk kthehet kusuri një, dy, tre, katër cent (se marre me lyp kusurin, dukesh fukara) –
prandaj kur flasin shqiptarët për centa – të mashtrojnë.

– Armend Muja nuk është shizofren, por e ka parë p. e macës…

e ka parë se si janë rritur rrrogat ende pa u rritur.

Mos m’i ka pa edhe do sandale të kuqe që e kam në plan m’i ble?!

P.S.. Vazhdon (nëse rrini urtë)!

COMMENTS

x