fbpx

Berisha reagon ashpër Vuçiqit pas tensioneve të fundit në Veri: “Mos luaj me zjarrin! Do të digjesh, e ke vendin në Hagë..”

HomeLajmeShqiperi

Berisha reagon ashpër Vuçiqit pas tensioneve të fundit në Veri: “Mos luaj me zjarrin! Do të digjesh, e ke vendin në Hagë..”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë një deklaratë të Partisë Demokratike në lidhje me tensionet e fundit në veri të Kosovës, ku shprehu mbështetje për qëndrimin e NATO-s ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Berisha tha se urdhëri i Vuçiqit për tërheqjen e serbëve nga institucionet e Kosovës është luftëxitës dhe u dha vetëm sepse qeveria e Kosovës, në zbatim të marrëveshjeve të Brukselit.

“Të gjitha këto dëshmojnë se Aleksandër Vuçiç, njeriu që e ka vendin në Hagë, është një rrezik serioz, i pakorrigjueshëm, për paqen dhe stabilitetin në rajon. Ndaj këtyre qëndrimeve dhe luftënxitëse reagoi dje Zv/Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, duke ia bërë të qartë Vuçiçit se Aleanca e Atlantikut të Veriut ishte e gatshme të ndërhynte në mbrojtje të Kosovës dhe stabilitetit të saj”, shkroi Berisha në Facebook.

Postimi i plotë

DEKLATARË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

Një qëndrim për t’u përshëndetur.

NATO paralajmëron Vuçiçin: Mos luaj me zjarrin! Do të digjesh!

Presidenti i serbo-madhisë dhe si vllau i Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç, urdhëroi dje serbët në Kosovë që të braktisin institucionet shtetërore të vendit, policinë, parlamentin etj.

Ky urdhër nga serbo-madhi dhe luftënxitësi Vuçiç, u dha vetëm sepse qeveria e Kosovës, në zbatim të marrëveshjeve të Brukselit, zbatimin e të cilave gushtin e kaluar qeveria e Kosovës e shtyu edhe për rreth tre muaj dhe tani filloi një zbatim gradual të ndryshimit të targave të makinave të serëbve në Kosove, nga targa të Serbisë në targa të Republikës së Kosovës. Ndaj këtij akti të qeverisë së Kosovës, Vuçiç i’u përgjigj me kërcënime të hapura, vuri ushtrinë në gatishmëri dhe futi kriminel serb e rus, armatime të shumta në veriun e Kosovës si dhe urdhëroi serbët e Kosovës të largohen nga institucionet e vendit.

Të gjitha këto dëshmojnë se Aleksandër Vuçiç, njeriu që e ka vendin në Hagë, është një rrezik serioz, i pakorrigjueshëm, për paqen dhe stabilitetin në rajon. Ndaj këtyre qëndrimeve dhe luftënxitëse reagoi dje Zv/Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, duke ia bërë të qartë Vuçiçit se Aleanca e Atlantikut të Veriut ishte e gatshme të ndërhynte në mbrojtje të Kosovës dhe stabilitetit të saj.

Partia Demokratike mbështet plotësisht dhe përshëndet qëndrimin e NATO-s si dhe dënon me ashpërsinë më të madhe përpjekjet e “Putinit të vogël” për të ndezur konflikt të ri në rajon. Ajo paralajmëron serbo-madhin Vuçiç se ëndrrat e tij të “Serbisë së Madhe” janë varrosur njëherë e përgjithmonë në Kosovë dhe se ndaj çdo akti agresioni të tij, shqiptarët do të reagojnë si komb i vetëm.