fbpx

Berisha: Kurti t’i lë kopallat e kota por t’u kërkojë vartësve të marrin masa kundër rritjes së çmimeve

HomeLajmeKosovë

Berisha: Kurti t’i lë kopallat e kota por t’u kërkojë vartësve të marrin masa kundër rritjes së çmimeve

Ish-zëvendësministri i Jashtëm, Anton Berisha, thotë se kryeministri Kurti si inxhinier i elektroteknikës mendon se mund të udhëheqë me qeverinë që levën kryesore e ka ekonominë.

Berisha ka shkruar se qeveria duhet të kuptojë se duhet të marrë masa sa i përket krizës, pasiqë njëjtë kanë vepruar edhe vendet e BE-së.

“Albin Kurti mendon se si inxhinier i elektronikes pa asnje dite pervoje pune ne profesion mund te udheheq qeverine, e cila sipas natyres nje nder levat kryesore ka sektorin e ekonomise, perderisa nje doktor nuk ka te drejte te jep nje propozim per nje çeshtje ekonomike siç eshte Trusti. Ketu nuk behet fjale per perparesi profesioni pasi mandati i tyre eshte politik, prandaj ne rastin konkret te dyte kane legjitimitetin e ushtrimit te detyrave dhe propozimeve. Ne kete kuptim, si inxhinier qe jam, nuk e kam te pamundur te kuptoj rrjedhat ekonomike pas invadimit rus ne Ukraine, ulja e ritmeve zhvillimore, rendimi i ekonomise familjare e sidomos shtresave te varfera. Qeveria e Kosoves duhet te kuptoj se ne qofte se vendet e pasura te BE-se, marrin masa ndihmese dhe protektuese atehere si mos te merr ajo si nje qeveri e vendi te varfer”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se Kurti duhet t’i lë kopallat e kota në parlament dhe t’u kërkojë ministrave të marrin masa ndaj rritjes së çmimeve.

“Kryeministri duhet ti lere kopallat e debateve te kota ne parlament, dhe t’u kerkoj vartesve te vet ne ekonomi te marrin masa kunder rritjes se çmimeve, të produkteve djegëse (nafta, benzina dhe gazi) dhe energjisë elektrike, ashtu dhe duke ndihmuar familjet ne vështirësi në forma adekuate. Kjo eshte periudhe kur qeveria duhet te heqe dore nga fitimet ekstra per shtetin, dhe siç shprehen ata per oligarket, duke ulur akcizen e tvsh-ne, si dhe te heqe dore nga forma te shumta perfituese buxhetore duke i alokuar ne zbutjen e gjendjes ekonomike te familjeve kosovare. Rigjiditeti aktual tregon pandjeshmerine qeveritare duke i shtuar dembeline ekstreme e cila te vetmin aktivitet ka fjalaminine e pafundme”, ka shkruar ai.

COMMENTS

x