fbpx

Berisha e Konfirmon se në zgjedhjet e 6 Marsit do të konkuroj në koalicion me LSI-në

HomeLajmeShqiperi

Berisha e Konfirmon se në zgjedhjet e 6 Marsit do të konkuroj në koalicion me LSI-në

Gjatë prezantimit të kandidatëve të 6 marsit, Sali Berisha tregoi edhe mënyrën se si do të regjistrohen në këto zgjedhje duke qenë se KQZ njeh vetëm siglën e PD-së së Bashës.

Si do të regjistrohen kandidatët?

Berisha: Edi Rama me bandat e tij ka konfiskuar në një akt madhor politik siglën e PD. Ne e konsiderojmë atë të konfiskuar dhe qëllimi ishte që ne të mos merrnim pjesë në këto zgjedhje. Ne marrim pjesë në zgjedhje sepse bojkoti nuk është opsion për ne.

Sigurisht që do ketë një marrëveshje me një koalicion në përputhje me ligjin dhe në atë marrëveshje do paraqitet dhe logoja të cilin çdo shqiptar e ka të qartë se logon tonë të vërtetë e ka konfiskuar Edi Rama. Kjo nuk i pengon ata që atë ta shohin në ballin e këtyre zotërinjve dhe gjithë mbështetësve dhe anëtarëve të kësaj partie.

A është LSI pjesë e këtij koalicioni?

Berisha: Po, LSI është pjesë e këtij koalicioni dhe po shikohet modaliteti që përcakton ligji.

Kush janë partitë e tjera aleate?

Berisha: Po negociohet.

COMMENTS

x