fbpx

Bëri një Greqi të tërë krenare, kampioni botëror me origjinë shqiptare thotë se nuk ndihet shqiptar por ndihet grek

HomeLajmeShqiperi

Bëri një Greqi të tërë krenare, kampioni botëror me origjinë shqiptare thotë se nuk ndihet shqiptar por ndihet grek

Gerlald Gega është 17-vjeçari me origjinë shqiptare që ka marrë titullin e kampionit botëror në kick boks për të rinjtë.

I lindur dhe i rritur në Greqi, pavarësisht origjinës shqiptare Gega thotë se ndihet grek, pasi Greqia është vendi që e ka rritur, vendi ku i janë ofruar mundësitë për tu bërë kampion në kick boks.

“Greqia më lindi. Unë jam grek. Kam pasur gjithmonë trajnerë grekë. Shkova në një shkollë greke. Greqia është familja dhe shtëpia ime. Nga këtu vij unë. Ndihem i lumtur dhe i emocionuar që kam arritur një nivel kaq të lartë në sportet luftarake”, tha Geraldi për mediet greke, pas fitores triumfuese në garën ndërkombëtare për të rinjtë në kick boksm konkretisht në kategoritë light contact dhe kick light.

Gega ka folur për ëndrrat dhe fillimet e tij në sport.

“Sportet luftarake i kam filluar që në moshë të vogël. Fillova mundjen greko-romake. Kam bërë tae-kwon-do itf dhe vitet e fundit jam marrë me kikboks.”

Ai ndër të tjera ka folur edhe për objektivat e tij: “Personalisht dua të qëndroj në të njëjtin nivel edhe pas Botërorit. Unë dua të arrij lart. Kam synime të mëdha dhe besoj në veten time. Në javët e fundit para se të zbres në kampionatin botëror kam bërë 13-14 orë stërvitje në ditë për të qenë sa më i përgatitur”.

Teksa përshkroi momentin e fitores në Kampionatin Botëror, atleti tha: “Në fillim nuk e besova. Ishte një sukses i ardhur nga qielli, në kuptimin që në fillim nuk e prisja që të kisha arritur diçka kaq të rëndësishme. Ndihem shpërblyer. Mbaj mend që fola me babain tim, i cili më shikonte në internet. Babai bërtiste nga gëzimi. Edhe fqinjët e dëgjuan kur dola i pari. Familja ime dhe trajneri janë mbështetja ime”.

“Besoni në veten tuaj”

Duke folur për recetën e suksesit, ai pohoi: “Sekreti është të dëgjosh trajnerin. Mos u shqetësoni dhe besoni në veten tuaj . Unë di të menaxhoj ankthin dhe në të njëjtën kohë besoj në forcën time fizike dhe mendore”.

Gjatë vitit 2022, Gerald Gega ka arritur rekorde të mahnitshme duke u bërë kampion panhelenik në kikboks, kampion panevropian në itf tae-kwon-do.