Beogradi zyrtar planifikon trazira në veri, deklaratat nxitëse të njerëzve të Vuçiqit i ngjajnë kohës së Millosheviqit

HomeLajmeKosovë

Beogradi zyrtar planifikon trazira në veri, deklaratat nxitëse të njerëzve të Vuçiqit i ngjajnë kohës së Millosheviqit

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë dhe zyrtari i SNS-së Nikolla Selakoviq tha se shqiptarët po përgatisin “ferrin” për Kosovën.

Me këtë gjuhë të përdorur shteti serb po i nxit serbët dhe rrjedhimisht po nxit trazira në veri dhe në pjesë tjera të banuara me serb.

Selakoviq tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot në mbrëmje do të takohet me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova dhe nesër në mbrëmje do t’i drejtohet publikut.

Selakoviq tha pas seancës së Kryesisë së SNS-së se është diskutuar për situatën aktuale politike në vend dhe rajon dhe se “kanë vërejtur shqetësim serioz për faktin se pala shqiptare e Kosovës është duke përgatitur ferrin në ditët në vijim”.

Siç tha ai, Vuçiq sot do të bisedojë me përfaqësuesit e serbëve në Kosovë, “të cilët po vijnë në një situatë jashtëzakonisht të vështirë dhe po kulmojnë orë pas ore”

“Nesër në mbrëmje, jam i sigurt se vetë presidenti Vuçiq do të flasë më shumë për këtë dhe se në fjalimin e tij do të flasë për këtë situatë që na kërcënon me hyrjen në fuqi të masave të vendosura nesër në mbrëmje nga Albin Kurti”, tha Selakoviq.

Përveç kësaj, sot i ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka deklaruar se Serbia do të nis njëanshëm formimin e Asociacioni të komunave me shumicë serbe.

Të gjitha këto janë përpjekje të ditëve të fundit për të shkaktuar probleme dhe trazira në veri, marrë parasysh edhe videon e lëshuar nga Milan Radojiçiq nga kodra mbi Leposaviq ku i fton serbët për “kryengritje” në raport me vendimet e Kosovës, duke nisur nga targat.

Të kujtojmë se nga e hëna, serbët që kanë targa ilegale të vetura janë të detyruar që ato t’i kthejnë në RKS. /Ballkani.info

COMMENTS

x