fbpx

Benfica fiton ndeshjen që u kthye në dramë ndaj Juventusit, eliminon Zonjën e Vjetër nga Liga e Kampionëve

HomeLajme

Benfica fiton ndeshjen që u kthye në dramë ndaj Juventusit, eliminon Zonjën e Vjetër nga Liga e Kampionëve

Benfica ka shënuar fitore ndaj Juventusi me rezultat 4-3 në kuadër të xhiros së pestë të Ligës së Kampionëve.

Benfica e nisi shumë më mirë takimin, duke e pasur posedimin dhe rastet.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 17-të, kur Antonio Silva u gjet më së miri në zonë dhe me kokë shënoi për 1-0.

Juventusi arriti të barazojë pas vetëm katër minutash kur Dusan Vlahovic u gjet mirë në zonë për 1-1.

Por Benfica fitoi penallti në minutën e 27-të, kur Juan Cuadrado luajti me dorë në zonë.

Nga pika e bardhë ishte i saktë Joao Mario për 2-1.

Në minutën e 35-të erdhi edhe leksioni i Benficas, ku në një kundërsulm të shpejtë shënuan një gol shumë të bukur me anë të Rafa Silva.

Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për Benfican që arritën të shënon që në start.

Alejandro Grimaldo asistoi bukur për Rafa Silvan që i vetëm me portierin shënoi për 4-1.

Rezultati ka mundu të jetë edhe më i thellë pasi që Benfica humbi dy raste shumë të mira, por nuk qëlluan cakun.

Juventusi arriti të zbut epërsinë e vendave në minutën e 77-të, kur Samuel Iling asistoi te Arek Milik që shënoi për 4-2.

Pas dy minutash Juventusi hapi ndeshjen, duke shënuar me Ëeston McKennin për 4-3.

Juventusi u mundua të barazojë ndeshjen, por nuk ia arriti të shënojë.

Benfica me 11 pikë, kalon tutje, ndërsa Juventusi me 3 pikë deri më tani eliminohet nga Liga e Kampionëve. /Telegrafi