Amerika dje ia shtoi presionin qeverisë Kurti, duke ia bërë një mori kërkesash urgjente.
Ku letra e gjatë e sekretarit amerikan, Antony J.Blinken, pati theks të veçant arritjen e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi, që sipas tij është vonuar.
E kjo letër ngjalli reagime të shumta në opinion e në figura të ndryshme politike.
E për këtë çështje edhe kreu i AKR’së Behgjet Pacolli,i cili i tha Periskopit se kryeministri Kurti e ka të pamundur të mos i zbatoj kërkesat e miqve
Ja deklarata e tij e dhënë për Periskopin.
“Është e qartë për mua se shumë marrëveshje të mëparshme, parë nga këndvështrimi i sotëm, duken të gabuara. Çdo ditë që kalon situata ndryshon për sa i përket marrëdhënieve, kontakteve, kushteve, rrethanave etj. dhe ky fenomen është i pritshëm. Këto janë marrëveshje të lidhura të paktën 10/12 vjet më parë në të cilat situata dhe kushtet ishin të ndryshme. Nuk mendoj se ka njeri që ka pasur përgjegjësi në atë moment të brishtë (pas shpalljes së pavarësisë) që ka mund mos të zbatoi kërkesat e ndërkombëtarëve, sidomos të miqve klasikë të Kosovës. Një kundërshtim i tillë do të ishte edhe tani, pothuajse i pamundur edhe pse ka kaluar shumë kohë nga deklaratë e shtetësisë së Kosovës dhe për mendimin tim, qeveria Kurti e ka të vështirë të mos zbatojë kërkesat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara. Në të gjitha këto, zt. Kurti duhet të kujdesët të mos shkilen parimet kushtetuese, të bënë më të mirën, por me miqtë tanë duhet të ruajmë marrëdhëniet, respektin dhe bashkëpunim.”, tha i pari i AKR’së Behgjet Pacolli.