Begaj dhe Rama përkujtojnë Rugovën: Simbol i politikanit paqësor

0 minutes, 33 seconds Read

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama, kanë përkujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, në 17-vjetorin e vdekjes së tij.

Në një postim në Facebook, Begaj e ka quajtur Rugovën simbol të politikanit paqësor.

“Nderim përjetë Presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova, simboli i politikanit paqësor që shtroi udhën e Pavarësisë së saj! Mirënjohje!”, ka shkruar presidenti shqiptar.

Ndërsa, kryeministri Rama ka thënë se kujtimi për Rugovën është i përjetshëm.

Ish-presidenti Rugova ka ndërruar jetë më 21 janar të vitit 2006 dhe është varrosur me nderime të larta shtetërore e ushtarake./Telegrafi

Publikime te ngjashme