Connect with us

Lajme

BE reagon pas dhunës dhe tensioneve në selinë e PD

Published

on

Delegacioni i Bashkimit Europian në vendin tonë ka reaguar pas situatës së dhunës dhe tensionit që po ndodh në selinë e PD, ku mbështetës të ish-kryeministrit Berisha dhe kreut aktual Basha janë përplasur me mjete të forta, përcjell KosovaPost

Përmes një postimi më Twitter, delegacioni i BE në vendin tonë dënon aktet e dhunës dhe u bën thirrje aktorëve të përfshirë të ushtrojnë qetësi dhe përmbajtje.

“Delegacioni i Bashkimit Evropian dënon aktet e dhunës që kanë ndodhur sot dhe u bën thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë të mbajnë qetësi dhe të përmbahen. Nuk duhet të ketë vend për dhunë në politikë”, thuhet në deklaratën e BE.

Në postim po ashtu theksohet se të gjitha palët kanë përgjegjësinë të sigurojnë që demonstratat të zhvillohen në mënyrë të rregullt dhe paqësore dhe të garantojnë sigurinë e të gjithë njerëzve të pranishëm.

“Rruga e integrimit të Shqipërisë në BE ka nevojë për një opozitë solide që kontribuon në agjendën e reformave të vendit, duke iu përgjigjur aspiratës së popullit shqiptar që në masë të madhe dëshiron ta shohë Shqipërinë në BE”, apelon BE.

Advertisement
Comments