BE konfirmon që Borrell do të ketë takim të përbashkët me Kurtin dhe Vuçiqin

0 minutes, 47 seconds Read

Përmes njoftimit, BE-ja ka bërë të ditur se Borrell do të pret Kurtin e Vuçiqin me fillim nga ora 08:00 në mëngjes në takime ndaras.

Më pas, sipas njoftimit, do të ketë takim trepalësh ku fokusi do të jetë te targat ilegale serbe dhe kthimi i serbëve në institucionet e Kosovës.

“Fokusi i takimit emergjent do të jetë që të gjendet një rrugë për të dalë nga kriza aktuale dhe të evitohen përshkallëzimet e mëtutjeshme dhe tensionet në terren, me theks te targat dhe kthimi i serbëve të Kosovës në insititucione të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Më pas, BE-ja njofton se do të ketë edhe një deklaratë për media nga Përfaqësuesi i Lartë në fund të takimit.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar se është shtyrë deri më 22 nëntor vendimi për gjobitjen e serbëve që bartin targa ilegale.

Publikime te ngjashme