Connect with us

Bota

BE-ja miraton pakon e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën që kap vlerën e 500 milionë eurove

Publikuar

me

Bashkimi Evropian ka ratifikuar pakon e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën, që kap vlerën e 500 milionë eurove, raporton The Guardian.

Ministria e Jashtëm të 27 vendeve anëtare të BE-së sot janë takuar në Bruksel, ku temë kryesore diskutimi ishte presioni mbi Gjermaninë që të miratojë dërgimin e tankeve Leopard në Ukrainë.

Në anën tjetër, pakoja e ndihmës ushtarake që kap vlerën e 500 milionë eurove është miratuar së bashku me pakon shtesë “për pajisje jo vdekjeprurëse”, prej 45 milionë eurove, që bazohet në trajnimin e ushtarëve ukrainas në vendet e BE-së, raporton Reuters.

Kujtojmë që shefi i diplomacisë hungareze, Peter Szijjarto, ka thënë se vendi i tij nuk do të bllokojë vendimin e BE-së.

Reklama

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Bashkimi Evropian ka ndihmuar në masë të madhe këtë vend si në aspektin e ndihmave humanitare e ushtarake.

Reklama