fbpx

BE-ja i kundërpërgjigjet Kurtit: ” Thonë se nuk është hequr dorë nga propozimi franko-gjerman”

HomeLajmeKosovë

BE-ja i kundërpërgjigjet Kurtit: ” Thonë se nuk është hequr dorë nga propozimi franko-gjerman”

Shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sipas të cilit Bashkimi Europian ka hequr dorë nga propozimi për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se pretendimet e Kurtit janë të pavërteta, teksa shtoi se BE-ja vazhdon të qëndrojë plotësisht prapa këtij propozimi.

Këtë reagim, diplomati spanjoll e ka sjell përmes zëdhënësit Peter Stano.

“Çdo pretendim se BE-ja po heq dorë nga propozimi i saj për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili mbështetet nga Gjermania, Franca dhe SHBA, janë të pavërteta. BE-ja vazhdon të qëndrojë plotësisht prapa këtij propozimi dhe inkurajon palët të bien dakord për tekstin sapo të jenë gati t’i dëshmojnë komunitetit ndërkombëtar se janë në gjendje të shkojnë drejt zgjidhjeve evropiane. Ajo që tani është kryesore është që të dyja palët të shmangin përshkallëzimin, i cili kërkon veprim të menjëhershëm nga të dyja palët – Kosova të mos fillojë të shqiptojë gjoba dhe Serbia të mos lëshojë targa të reja KM. Të mos vendosë gjoba. Nuk mund të ketë negociata …. në prezencën e një kërcënimi dhune”, u shpreh Peter Stano.