fbpx

BE e mban Kosovën të izoluar| Spanja që nuk na njeh si shtet kërkon të hiqen vizat

HomeLajmeKosovë

BE e mban Kosovën të izoluar| Spanja që nuk na njeh si shtet kërkon të hiqen vizat

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, këtë të premte ka konfirmuar se shteti që ai udhëheq është i gatshëm të pajtohet me Bashkimin Evropian që Kosovës t’i liberalizohen vizat.

Kosova është zhgënjyer edhe një herë nga Bashkimi Evropian, pasi që pas takimit dyditor nuk pati asnjë lajm pozitiv lidhur me liberalizimin e vizave, përcjell Demokracia.com.

Shumë shtete të Bashkimit Evropian e përkrahin një vendim të tillë, por ka ende të tilla që janë skeptike si Franca, e cila edhe e udhëheq Presidencën e Këshillit të BE-së.

Megjithatë, kreu i një shteti që nuk e njeh Kosovën si të pavarur, ka thënë se është pro liberalizimit të vizave.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, këtë të premte ka thënë se është i gatshëm të pranojë që BE-ja t’i liberalizojë vizat për Kosovën.

“Spanja ka një qëndrim konstruktiv dhe ne jemi të hapur për miratimin e kësaj heqjeje vizash për Kosovën”, tha Sanchez në një konferencë për shtyp, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Evropian në Bruksel.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk gëzon liberalizim vizash me BE-në, pavarësisht plotësimit të të gjitha kritereve, përcjell Demokracia.com.

Parlamenti Evropian i dha dritën e gjelbër heqjes së vizave për Kosovën para katër vitesh, por Këshilli Evropian po heziton të marrë një vendim pozitiv.

Ndryshe, liderët e 27 vendeve të BE-së pritet që takimin e radhës ta mbajnë më 20 dhe 21 tetor 2022.

Aktualisht, Franca udhëheq Presidencën e Këshillit të BE-së deri më 30 korrik 2022, për ta dorëzuar më pas te Çekia nga 1 korriku./Demokracia.com

COMMENTS

x