Bayerni pritet të jetë edhe më i frikshëm në edicionin 2020/21 – kështu mund të luajë Flick

HomeSportSporti ndërkombëtar

Bayerni pritet të jetë edhe më i frikshëm në edicionin 2020/21 – kështu mund të luajë Flick

Bayern Munich pritet të ketë një pamje të re nga edicionin 2020/21.

Edhe pse arritën të fitonin tripletën në edicionin që lamë pas, Hansi Flick prite të bëjë ndryshime në formacion.

Trajneri gjerman njihet si një strateg mjaftë i rreptë dhe i përkushtuar në punën e tij, andaj ata që mendojnë se e kanë vendin e sigurt në formacion, pritet të pësojnë fiasko, raporton Bild Sport.

Manuel Neuer pritet që të humbë vendin te portieri i transferuar Nubel, mirëpo që do të ketë minuta edhe për gardianin veteran.

Mbrojtja do të përbëhet nga Alphonso Davies, Lucas Herandez, Niklas Sule dhe Benjamin Pavard.

(Foto: Manu Fernandez/Pool via Getty Images/Guliver)

Në mesfushë do të jenë të vendosur, Leon Gortezka dhe Corentin Toliusso, ndërsa në rolin e mesfushorit defanziv do të vazhdojë të qëndrojë Joshua Kimmich.

Flick duket se do të bëjë ndryshime rrënjësore në sulm, pasi Robert Lewandowksi do i lirojë qendrën e sulmit, Serge Gnabryt, ndërsa në krah do të jenë Leroy Sane dhe Kingsley Coman./Telegrafi

COMMENTS

x