fbpx

Bayern Munich i vendosur të largojë Boatengun

HomeSport

Bayern Munich i vendosur të largojë Boatengun

Bayern Munich dëshiron të shesë Jerome Boatengun në këtë afat kalimtar veror.

Bavarezët nuk llogarisin më në shërbimet e mbrojtësit gjerman, derisa disa skuadra evropiane janë të interesuar për të.

Boateng nuk e përjashton rikthimin në Ligën Premier, pasi në të kaluarën ishte pjesë e Manchester Cityt.

Sipas asaj që raporton Bild, kampioni i Bundesligës është duke pritur ofertë zyrtare për 31-vjeçarin.

Boateng ka edhe një vit kontratë me Bayernin, derisa këta të fundit nuk duan ta humbin atë si lojtar të lirë.

Skuadra gjermane dëshiron të përfitojë dhjetë milionë euro nga shitja e tij. /Telegrafi/

COMMENTS