Connect with us

Kosovë

Barrikadat në Veri, Kurti: KFOR-it po i mbaron koha, do të arrestojmë kriminelët e mbështetur nga Vuçiç (Video)

Publikuar

me

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dalë ditën e sotme në konferencë me gazetarët, teksa ka bërë bilancin e punës së një viti. Ai është fokusuar ndër të tjera edhe ne atë që po ndodh në Veri të Kosovës, ku serbët kanë vendosur barrikada, duke penguar lëvizjen e njerëzve dhe të mjeteve.

Sipas Kurtit, veprime të tilla cenojnë sigurinë e vendit, ndërsa shtoi se ata po mbështeten nga qeveria dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Kurti premtoi se do të arrestohen të gjitha ata që po bëjnë këto bllokime, të cilët sipas tij nuk synojnë gjë tjetër veçse destabilizimin e rajonit.

“Veprimeve të ligjshme i janë kundërvënë kriminelët, duke cenuar sigurinë e vendit. Këta kriminelë po mbështeten nga qeveria dhe presidenti i Serbisë me qëllim destabilizimin e rajonit. Ne nuk do të bashkëpunojmë me kriminalët, por do t’i arrestojmë ata. Vendosja e barrikadave është veprim i paligjshëm dhe nuk do të tolerohet. Ne i kemi dhënë KFOR hapësirën e nevojshme për të vepruar, por kjo kohë po kalon me shpejtësi”.

Albin Kurti

Reklama