fbpx

‘Ballë për ballë me vdekjen’: Si i shpëton ky njeri kafshimit të gjarprit më helmues në botë

HomeKuriozitete

‘Ballë për ballë me vdekjen’: Si i shpëton ky njeri kafshimit të gjarprit më helmues në botë

Një person ka filmuar vetën në një situatë të cilën nuk do donte të ishte askush.

Personi në fjalë është incizuar nga një mik i tij teksa po i rrezikohej jeta nga një gjarpër me zile. Specia në fjalë ia përshkon edhe trupin, por përkundër kësaj, i rrezikuari shfaq gjakftohtësi të madhe, shkruan lajmi.net.

Videoja është ngarkuar nga ‘Daily Mail’ në faqen e tyre zyrtare të videove në Facebook, e cila ka marrë qindra reagime. Disa prej komentuesve e kanë përshkruar eksperiencën si “skizofrenike”.

Gjarprinjtë me zile shquhen të jenë një ndër speciet më helmuese të vargut zinxhiror të grupit të kafshëve që lëvizin zvarrë. Habitati i tyre i preferuar është rëra, por disa prej tyre gjenden edhe nëpër male.

Përkundër distancës shumë të afërt të zvarranikut me njeriun, ky i fundit arrin ta shmangë atë dhe të vrapojë nga ai, gjersa ky i fundit nuk e sheh më si prenë e tij.

Për ta parë ngjarjen të plotë, ndiqeni videon e mëposhtme.

https://www.facebook.com/DailyMail/videos/618646712126733/

COMMENTS