fbpx

“Baju, bajuuu” – Eskalon debati mes deputetëve të LDK-së e VV-së në Kuvend

HomeKosovë

“Baju, bajuuu” – Eskalon debati mes deputetëve të LDK-së e VV-së në Kuvend

Situata në Kuvendin e Kosovës për pak sa nuk eskaluar përderisa aty po votoheshin marrëveshjet ndërkombëtare.

Këto të fundit për t’u miratuar duhet votat e 2/3 të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

LDK votoi pro marrëveshjeve, përveç njërës në fillim për kredinë për skemat pensionale. E kjo shkaktoi reagimin e ministrit të Financave, Hekuran Murati i cili me anë të një postimi në Facebook tha se LDK bëri histori duke rrëzuar për herë të parë një marrëveshje ndërkombëtare.

Pasi pa këtë status, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi u shpreh i indinjuar duke thënë se LDK nuk do të marrë pjesë më në votime.

Pas fjalimit të Gashit, ndërhyri deputeti i VV-së, Dimal Basha, i cili i bëri thirrje LDK-së që të votojë edhe kundër marrëveshjeve me amerikanët.

Në momentin e replikës së Arben Gashit ndaj Dimal Bashës, ky i fundit u ndal tek karrigja e deputetit të LDK-së duke i thënë të mos flas.

E kjo shkaktoi nervozizëm tek LDK.

“Baju. Bajuuu. Marrëveshjet ndërkombëtare për marrjen e kredive për një projekt-pilot ne e arsyetuam kundër. Sepse ideologjikisht dhe teknikisht vlerësojmë se është në dëm të interesit të Kosovës. Marrëveshjet tjera i votuam për. Ju doni mu sjell me këtë gjuhë në Kuvend, kjo nuk krijon momentum bashkëpunimi”, tha ai.

COMMENTS

x