fbpx

Bajrami reagon për rastin e dhunës ndaj të moshuarës: Jam e tmerruar

HomeLajmeKosovë

Bajrami reagon për rastin e dhunës ndaj të moshuarës: Jam e tmerruar

Gjest të poshtër të ulët dhe barbar e ka quajtur rastin e dhunës ndaj të moshaurës në një shtëpi përkujdesi për pleq në Pejë, deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami.

Po aq fajtor janë edhe ato që rrinin e qeshnin derisa kolegja e tyre rrahte të moshuarën, tha Bajrami.

“Jam e tmerruar nga lajmi me video që po qarkullon në medie, ku një e moshuar, në një ”shtëpi të kujdesit për të moshuarit” torturohet në mënyren më barbare të mundshme“, ka shkruar ajo në facebook.

Reagimi i Hykmete Bajrami:

Jam e tmerruar nga lajmi me video që po qarkullon në medie, ku një e moshuar, në një ”shtëpi të kujdesit për të moshuarit” torturohet në mënyren më barbare të mundshme.

Ju bëj thirrje organeve të rendit që të merren urgjentisht me rastin dhe ta mbajnë të informuar publikun, që sot u tmerruan nga pamjet e tilla.

Aty po aq fajtore janë ato tjerat që qeshin derisa kolegia e tyre është në aksion.

Gjest i poshtër, i ulët dhe barabar!

Të sëmurët mentalisht nuk duhet të lejohen të shërbejnë/punojnë në asnjë institucion, qoftë ai privat apo publik.

I kërkoj falje zonjës së moshuar që po jeton në këtë kohë të pakohë dhe i uroj rehabilitim sa më të shpejtë!