fbpx

Bajrami nervozohet me ministrin Murati: 51% e mësimdhënësve në grevë e kanë votuar VV-në

HomeLajmeKosovë

Bajrami nervozohet me ministrin Murati: 51% e mësimdhënësve në grevë e kanë votuar VV-në

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, thotë se Qeveria nuk e ka brengën e qindra mijërave fëmijëve që kanë mbetur pa shkuar në shkollë, por të cilës parti janë kryesindikalistët.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka nisur sot raportimin e tij në Komisionin për Arsim me sulm të menjëhershëm ndaj sindikalistit Ymer Ymeri, duke thënë se ai ka lidhje me një parti. Atë e ndali udhëheqsja e Komisionit Albena Reshitaj, e cila tha se Murati është ftuar të flasë rreth implikimeve buxhetore në këtë ngërç dhe e ftoi të mos fus në debat tema për të cilat s’është i thirrur.

Deputetja Bajrami ka shkruar në Facebook se halli i Qeverisë është se kush me cilën parti është dhe jo zgjidhja e krizës që po lë fëmijët pa shkuar në shkollë.

“Kqyrne me çka merret Qeveria. d.m.th. nuk e ka brengën e 318 mijë fëmijëve por e ka brengën se me cilën parti është Rrahman Jashari e me cilën Ymer Ymer”, ka shkruar deputetja.

Ajo thotë se 51 për qind e mësimdhënësve që janë në grevë e kanë votuar Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Shkrimi i plote i Bajramit:

318 mijë fëmijë po hynë në javën e katërt jashtë bankave shkollore, ministri pyet përfaqësuesin e SBASHK-ut: ”me cilën parti je i afërt”.

Kqyrne me çka merret Qeveria. d.m.th. nuk e ka brengën e 318 mijë fëmijëve por e ka brengën se me cilën parti është Rrahman Jashari e me cilën Ymer Ymeri.

A po i pyetni 318 mijë fëmijë me cilën parti janë.

Bëni zgjidhje sepse është përgjegjësi e juaja/qeverisë!

Mos u mundoni me mjegullu situatën se 51% e mësimdhënsëve që sot janë në grevë ju kanë votu juve me 14 shkurt.

x