Bajrami i ashpër me disa analistë: “Nana e të plagosurit po thotë aksident, e ju po e shpallni fajtor ushtarin e FSK-së…”

0 minutes, 58 seconds Read

Teologu Mustafë Bajrami është treguar i ashpër ndaj atyre që fajin ja lanë ushtarit të FSK-së ende pa u ditë detajet

Postimi i plotë i tij në rrjetin social facebook

Nuk e paskam ditë se ndjenja e nostalgjisë për vëllazërim-bashkimit qënka ende kaq e fortë tek një shumicë e shypeve në Kosovë. Apo se e kanë mbajtur fshehur në zemër e herë pas here iu del jashtë pa dëshirën e tyre.

Nana e të plagosurve aksidentalisht thotë se gjuajtja me armë nuk ka qenë e qëllimshme (a unë besoj se ka qenë në vetëmbrojtje për ta trembur turmën që po e sulmonin), ndërsa shypet e quajnë pjesëtarin e FSK-së me emra skajshmërisht denigrues kur pati edhe aso specie që e quajtën kriminel.

Pjesëtarin e FSK-së, a?

Një rast i mirë ky për psikologët të hulumtojnë se si është e mundur të bien shypet deri në këtë derexhe inferioriteti mbase armiqësie ndaj njëri tjetrit e kaq shumë të dashur ndaj të tjerëve. Në rastin më të lehtë, kaq shumë hipoktitë e sahanlëpirës….!

Publikime te ngjashme