fbpx

Bajqinovci mendon se grevat janë puro politika, opozita qendron prapa tyre me qellim të rrezimit të Kurtit

HomeLajmeKosovë

Bajqinovci mendon se grevat janë puro politika, opozita qendron prapa tyre me qellim të rrezimit të Kurtit

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqunovci ka vlerësuar se grevat e SBASHK-ut janë mekanizëm i opozitës që qëllim kanë rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Sipas Bajqinovcit, opozita nuk e ka guximin të përballet me Kurtin, prandaj përdoren sindikatat.

“Grevat janë politike. Mendoj që grevat e SBASHK-ut janë politike, sepse janë mekanizëm i opozitës, që s’po guxon të përballet me Kurtin në asnjë debat. Po i përdor qysh i ka përdorur 18 vjet. Ka pasur edhe marrëveshje paraelektorale me SBASHK-un ku kanë dalë se tash do të kemi këtë rritje e kanë thënë do ta përkrahim këtë program. I njoh shumicën e sindikatave. Duhet të themi se shumica s’janë për grevë, por fatkeqësisht ajo e arsimit dhe ajo për shërbyesit civilë janë bllokuar”, ka thënë ai në KTV.

“Por fatkeqësisht këto dy sindikata s’po e kryejnë punën dhe mendoj se është edhe tendencë për rrëzimin e Qeverisë”, ka shtuar Bajqinovci.

Sipas Bajçinovcit, opozita ishte edhe prapa protestave të veteranëve për çështjen e pagës minimale.

“Çdo tendencë të sindikatave e organizatave po shohim që opozita po manipulon sepse s’është e gatshme të përballet në asnjë formë me zotin Kurtin”, ka theksuar Bajqinovci.

x