fbpx

Bajqinovci i përgjigjet Abdixhikut: “Kur të ma tregojë Kurti planin për veriun, ta tregoj unë ty”

HomeLajmeKosovë

Bajqinovci i përgjigjet Abdixhikut: “Kur të ma tregojë Kurti planin për veriun, ta tregoj unë ty”

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka ironizuar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.

Bajqinovci ka thënë kur Kurti të ia tregojë atij planin për veriun, atëherë atë plan deputeti do të ia përcjellë Abdixhikut, njofton Klan Kosova.

“Kryeministri Kurti nuk po na e tregon planin për veriun as neve deputetëve të Grupit Parlamentar te LV-së, e po ia tregon deputetit të LDK. Kur të më të tregon mua Lumir, mos ta nin se pastaj ta tregoj unë ty planin për veriun”, ka shkruar Bajqinovci në Facebook.