fbpx

Bajqinovci: Askush si Qeveria Kurti s’ka qenë e vendosur ta luftojë krimin

HomeLajmeKosovë

Bajqinovci: Askush si Qeveria Kurti s’ka qenë e vendosur ta luftojë krimin

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj bojkotimit të institucioneve të vendit nga Lista Serbe.

Ai ka thënë se ky bojkot është për ta strehuar krimin, për të refuzuar ligjin dhe për ta luftuar shtetin tonë nga brenda.

Postimi në Facebook:

Ky është profili i drejtorit të suspenduar të Policisë në veri që u bo shkas i bojkotit të institucioneve të vendit nga Lista Serbe. Ky bojkot nuk është gjë tjetër përpos përpjekje e Beogradit për të strehuar krimin, për të refuzuar ligjin dhe për ta luftuar shtetin tonë nga brenda. E për ta konfirmuar këtë, po raportohet që i njëjti pritet të nderohet nga Vuçiqi.

Asnjë Qeveri e Republikës së Kosovës nuk marrë vendime kundër qytetarëve të komunitetit serb, po asnjë qeveri si Qeveria Kurti nuk ka qenë e vendosur për sundim të ligjit dhe respektim të kushtetuetshmërisë.

Image