Kosovë
Bahtiri beson në fitore pa balotazh me numrin 144
Pas tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet lokale nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kryetari i Mitrovicës dhe kandidati për kryetar komune nga Lëvizja Vetëvendosje edhe për një mandat, Agim Bahtiri ka publikuar numrin e VV-së.
Ai ka shprehur edhe një herë bindjen së më 17 tetor do të arrij fitore pa balotazh në Mitrovicë, duke u zgjedhur për herë të tretë kryetar komune.
“Me numrin 144 VVazhdojmë drejt fitores madhështore për zhvillimin e Mitrovicës. Pa balotazh +4”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.
