fbpx

Bad News Eagles është ekipi më i vlerësuar nga faza ‘Challenger Stage’ e turneut major të  madh CS:GO që po zhvillohet në Brazil

HomeLajme

Bad News Eagles është ekipi më i vlerësuar nga faza ‘Challenger Stage’ e turneut major të madh CS:GO që po zhvillohet në Brazil

Tashmë faza ‘Challenger Stage’ ka përfunduar, dhe janë mësuar emrat e ekipeve të cilat do të kalojnë në fazën tjetër ‘Legends Stage’, ku 16 ekipe do të garojnë për një grup çmimesh rreth 1.2 milion dollarë.

Ekipi shqiptar Bad News Eagles arriti që në fazën ‘Challenger Stage’ të shënoj tri fitore pa humbur asnjë, duke u bërë kështu ekipi më i vlerësuar gjatë kësaj faze.

Bad News Eagles gjatë kësaj faze kanë shfaqur se janë të gatshëm t’i krijojnë probleme ekipeve më të mira të botës, dhe në ndeshjen e radhës do të takohen me ekipin Spirit.

Në vendin e dytë të cilët gjithashtu përfunduan fazën ‘Challenger Stage’ me rekord të ndeshjeve 3-0, renditet ekipi MOUZ.

Më poshtë e gjeni listën e pesë ekipeve më të vlerësuara gjatë fazës ‘Challenger Stage’ të turneut IEM Rio Major. /Telegrafi