fbpx

Bad News Eagles do të përballet me ekipin GamerLegion në ndeshjen e radhës në turneun në Brazil

HomeLajmeKosovë

Bad News Eagles do të përballet me ekipin GamerLegion në ndeshjen e radhës në turneun në Brazil

Ekipi shqiptar Bad News Eagles është shumë afër për të përsëritur suksesin si në Majorin e kaluar në Antwerp, ku u kualifikuan për në fazën ‘Legends Stage’.

Tani Bad News Eagles po garojnë në Brazil me ekipet më të mira të botës për një grup çmimesh prej 1.2 milion dollarësh, dhe janë larg një fitore drejt kualifikimit në fazën ‘Legends Stage’.

Ndeshjen e radhës ekipi shqiptar do ta zhvilloj sot (e martë) duke filluar nga ora 21:00 ndaj ekipit GamerLegion në formatin ‘Bo3’.

Ekipi fitues në këtë ndeshje do të sigurojë kualifikimin në fazën tjetër ‘Legends Stage’.

Në rast të humbjes sot, Bad News Eagles do të këtë edhe dy mundësi tjera për t’u kualifikuar tutje në ‘Legends Stage’.

Ndeshja do të transmetohet në kanalin zyrtar të ESL në platformën Twitch, si dhe do të ndiqet nga publiku në Riocentro Arena.