“Babën ministër, dajën deputet”, Genc Prelvukaj me këngë për fëmijët e zyrtarëve shtetëror

HomeMagazina

“Babën ministër, dajën deputet”, Genc Prelvukaj me këngë për fëmijët e zyrtarëve shtetëror

enc Prelvukaj ‘tallet’ me fëmijët dhe të afërmit e zyrtarëve shtetëror në këgën e re.

Genc Prelvukaj ka publikuar projektin e ri muzikor, të cilin e solli në bashkëpunim me Granit Ismajlin.
Kënga titullohet “Lek i madh”, ndërsa ka për temë fëmijët dhe të afërmit e zyrtarëve shtetërorë, politikanëve, biznismenëve, trafikantëve dhe të tjerë persona që merren me pasuri të paligjshme.

“Babën ministër, dajën deputet. Lek i jep familja që vjedh nëpër tendera”, janë disa prej vargjeve të kësaj kënge.

Për tekstin e këngës u kujdes vet Genci, videon e punoi Black Fish, ndërsa aktruan Zeqir Zullufi dhe Amir Fazliu.

Më poshtë mund ta dëgjoni projektin e ri nga Genc Prelvukaj, i cili pas “Eskortës”, kësaj radhe ka për temë meshkujt.

Degjojeni kengen e re:

COMMENTS