Babai i Messit mbërrin në Spanjë, orë vendimtare për argjentinasin

HomeLajme

Babai i Messit mbërrin në Spanjë, orë vendimtare për argjentinasin

Babai dhe përfaqësuesi i Lionelit Messit, Jorge para pak minutazh ka zbarkuar në aeroportin e Barcelonës.

Nga ky moment, pritet që shumë shpejt të ndodh takimi mes tij dhe presidentit Josep Maria Bartomeu, për ta zgjidhur përfundimisht çështjen e lojtarit.

Jorge mbërriti në Spanjë në orët e mëngjesit, pasi u nis dje nga Rosario për takimin shumë të rëndësishëm që do ta ketë sot.

Në takim nuk do të jetë prezent vet lojtari, i cili vetëm javën e kaluar dorëzoi kërkesë për transferim te drejtuesit e klubit katalanas.

Megjithatë, tashmë janë orët vendimtare për 33-vjeçarin, i cili e sheh veten shumë larg ‘Camp Nou’ këto momente.

COMMENTS

x