fbpx

Avokati Koci pyet se pse nuk lejohet audio-incizimi i seancave gjyqësore, edhe pse ekziston baza ligjore?!

HomeKosovë

Avokati Koci pyet se pse nuk lejohet audio-incizimi i seancave gjyqësore, edhe pse ekziston baza ligjore?!

Avokati i njohur Kosovar, Arianit Koci ka thënë se dikujt nuk i konvenon që seancat gjyqësore të jenë të hapura dhe transparente.

Koci ka shtruar pyetjen se pse te ne gjykimet nuk audio incizohen edhe pse ekziston baza ligjore.

Sipas tij me audio incizim mund të evitohen keqpërdorimet e shumta dhe mospunë.

Postimi i plotë:

1.

Pse te ne gjykimet nuk audio incizohen, edhe pse ekziston baza ligjore? Arsyeja është e thjeshtë: dikujt nuk i konvenon që seancat gjyqësore të jenë të hapura dhe transparente.

Me audio incizim mund të evitohen:

– Keqpërdorimet eventuale nga ana e gjykatësve, prokurorëve, hetuesve, avokatëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në procedurë;

– Mospuna e personave të cekur më lartë;

– Mosdija e të njëjtëve.

Mbi të gjitha, edhe vetë procedura penale fiton për seriozitet.

Prandaj, çdo gjykatë duhet të obligohet që, tani e tutje, të gjitha seancat të audio regjjstrohen.

3.

Pajisjet për audio regjistrim të seancave janë shumë të lira.

Me këtë investim mund të evitohen keqpërdorimet eventuale dhe të rritet efikasiteti.

Thënë troç: transparenca në polici, prokurori dhe gjykata, nuk u konvenojnë vetëm personave që kanë çka të fshehin.

Kjo edhe mund të jetë arsyeja që, përkundër faktit që me vite të tëra janë thithur fondet për prokurori dhe gjykata, infrastruktura bazike regjistruese, nuk është krijuar.

4.

Nuk e di a po ju kujtohet se sa shumë ka pasur rezistencë që në qendrat e votimit të vendosen kamerat. Pse? Për shkak se në terr dhe pa kamera, ka ndodhur ajo që është quajtur vjedhje industriale votave.

COMMENTS

x